javë pas jave
Përshëndetje Lauresha,
Pas lindjes është normale që të bien flokët, dhe ju nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar ate. Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë.
Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i flokëve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, ato bien. Përdor shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh derisa gjendja hormonale të stabilizohet.
Ndërsa në lidhje me dhëmbët, mendoj që duhet të bësh një vizitë tek stomatologu, për të vlerësuar nëse ke nevojë për ndërhyrje apo vetëm përdorim vitaminash.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje, kam lindur para 3 muajsh, bebin e ushqej me qumesht gjiri. Problemi eshte se shume me dhembin dhembet dhe me bien floket, mund te perdori kalcium dhe magnezium gjate gjidhenjes se gjate shtatzanise e kam verejtur qe me kane be shume mire?