Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e mitrës

Pershendetje Dr.Keta, une tani jam ne javen e 34 te shtatzanise, jam e shqetesuar per arsyje se kur isha ne kontrollon e fundit Dr ime me tha qe qafa e mitres eshte shume e bute, dhe me rekomandoi te perdore magnezium 2 jave dhe te pushoj sa me shume. Une shqetesohem sepse nuk e di prej nga ka ardhur kjo kur une nuk punoj dhe nuk rri ne kembe, desha ta di mendimi tuaj cfare me rekomandoni do te me ndihmonte shume? Ju falenderoj per kohen tuaj qe po na kushtoni.

Kaltrina Kaltrina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Qafa e mitrës e shkurtuar dhe e butë, do të thotë rrezik për lindje para kohe. Shkaqet janë të ndryshme por trajtimi mbetet njëjtë. Rregjimi i shtratit është rekomandimi më i mirë i shoqëruar edhe me rekomandim e mjekut. Gjithshtu unë do të preferoja edhe trajtim me spazmolitikë.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

/komuniteti