Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit pas lindjes

Pershendetje Dr Mimoza, a ka mundesi qe cikli te me vie menjehere apo eshte ndonje crregullim, kam pasur gjakderdhje normale disa dite pothuajse mu ndalen fare ndersa tash kam prape gjakderdhje, neser i beje 40 dite qe kam lindur si dhe pyetja tjeter eshte pas sa javesh preferohet qe te kesh marredhenie seksuale?

Blerina Krasniqi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Brënda periudhës së lehonisë, sekrecionet hemoragjike mund të përsëriten disa herë. Ky nuk quhet cikël menstrual, por nëse sekrecione vazhdojë të vrullshme drejtohu te mjeku gjinekolog për të vlerësuar kavitetit uterin.

Raportet seksuale mund të fillohen pas ndërprerjes së sekrecioneve hemoragjike. Për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, përdor ndonjë nga metodat e planifikimit familjar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti