A është e mundur që të dalë bhcg pozitiv dhe pse isha me mujore?
Klarisa Risa
(14 vite më parë)
Përshëndeje Lona
Mundet të ketë qënë një abort spontan dhe në këto raste beta HCG, del mbi normë deri disa javë pas abortit.
Harroje atë që ka ndodhur, por me ndihmën e mjekut obstetër-gjinekolog duhet që gjendet shkaku i abortit nëse ai ekziston dhe të trajtohet. Gjatë një periudhe kohore, ruaju nga një shtatzëni deri sa rigjenerimi i plotë i organeve riprodhuese të kthehen në gjendjen e parashtatzënisë dhe cikli menstrual të kthehet në ritmin që ke patur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, me 8 qershor kisha mujoret e fundit, bera nje test dhe doli njera vize si ne portokalli, gjinekologja me tha qe je ne fazat e para te shtatzanise, por per tu siguruar prit dhe ca dite e pastaj te besh nje bhcg, mirepo 3-4 dite pasi bera testin kisha gjakrrjedhje kafe qe diten e peste u finalizuan me ngjyre te kuqe me dt 20 korrik, shkova ne urgjence e me bene nje eko, por me tha qe ketu nuk shoh asgje, gjakrrjedhja e kuqe me zgjati tamam nje jave, shkova te gjinekologja dhe me beri nje bhcg aty me doli qe isha shtatzene, mirepo me 10 gusht kisha perseri mujore por ne sasi pak me te paket se zakonisht, ne fillim me thane qe bebin e ke humbur me dt 20 korrik, tani me thane qe e ke humbur me dt 10 gusht, me bene perseri nje test por doli negativ, si mund te me shpjegoni kete gje se jam shume konfuze, momentalisht jam me mujoret por theksoj qe nga kjo qe me ndodhi i kam shume me pak se zakonisht, ju lutem me jepni nje pergjigje? faleminderit Lona.