Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku dhe mesi

Miredita Dr Mimoza ciklin e fundit e kam pas me 13.07, sa jave i kam ju lutem edhe a eshte normale me pas dhimbje ka fundi i barkut dhe mesit? Flm ju lutem ju pershendes.

Besha Shala (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besha,

Dhimbjet gjatë shtatzënisë e sidomos në fillimet e saj, janë normale nëse nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Por kujdes mga sforcimet e panevojshme derisa shtatzënia të marrë rrugë normale. Me kalimin e ditëve dhe avancimin e moshës së saj, dhimbjet do vijnë duke u larguar.

Nëse dita e parë e ciklit tuaj të fundit menstrual ka qenë 13.07.2012, atëherë ju jeni në javën e 8 të shtatzënisë dhe data e përafërt e lindjes është 19.04.2013.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti