Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i vonuar pas abortit

Doktoreshe me 4 shtator i kam bere nje muaj qe kam pas abort por ende nuk me kane ardh menstruacionet! te lutem qka me kishe udhezuar te bej sepse kam qe pese dite qe mu kane vonuar dhe po kam nganjehere dhimbje te shpines a eshte kjo normale qe pas aborti vonohet cikli menstrual?

Ardita Brahimi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardita,

Zakonisht pas një aborti, menstruacionet e para vijnë një muaj pas datës që është kryer kyretazhi. Këto menstruacione, mund të vijnë me më shumë dhimbje dhe me sasi pak më të shtuar se zakonisht. Më pas, cikli vjen i rregullt si gjithmonë.

Për çdo shqetësim kontakto mjekun tënd gjinekolog.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti