Pesha e bebes dhe mënyra e lindjes
Luljeta Arifi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Luljeta
Meqënëse fëmija është i dëshiruar pas 5 vjetësh dhe meqënëse pesha e bebit afërsisht shkon mbi peshën mesatare të lindjes, do të rekomandoja lindjen me operacion cezarian. Në klinikën ku unë punoj, rastet e tilla planifikohen për në javën e 39-të të shtatzënisë.
Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Dr deshta te ju pyes kam shtatzanine e pare pas 5 viteve jam ne javen e 37 mjeku me ka thene se beba ka peshe me te madhe 3 kg e 700 gr mjeku me ka thene vendos se si deshiron me lind qka me preferoni ju lindje normale apo me operim dhe a ben te lindi tash nese vendosi me operim sepse terminin e kam me 24 shtator? Ju falenderoj nese me pergjigjeni.