Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uji mineral dhe limoni në shtatzëni

Pershendetje doktor! Kisha nje pyetje uji mineral a eshte i keq me pi gjate shtatzanise edhe gjithashtu limoni a guxon me i perdor sa dush apo s`eshte mire? Faleminderit shume per mirekuptim.

Linda Linda (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje,

Uji mineral gjatë shtatzënisë nuk bën keq, përkundrazi ai është i dobishëm për tretjen e ushqimeve që janë konsumuar. Pa përmëndur të mirat e përgjithshme, uji mineral ka rëndësi edhe për mirëqënien e dhëmbëve vaçanërisht tek gratë shtatzëna. Nëse uji mineral të shijon dhe të qetëson, atëherë nuk ka arsye përse mos të përdoret në shtatzëni. Administrimi i sasinë së konsumueshme, është i rëndësishëm.

Në një shtatzëni, nuk rekomandohen të konsumohen pijet e gazuara. Ato shkaktojnë fryrje të madhe të stomakut, duke ngritur lart diafragmën e cila shkakton vështërsi në frymëmarrje si dhe duke shtrënguar fetusin në mitër. Pijet e gazuara me ngjyrë dhe sheqer, absolutisht duhen evituar nga dieta ushqimore e gruas shtatzënë.

Përdorimi i lëngjeve të frutave të freskëta të shtrydhura (në këtë rast edhe limoni), janë më të ushqyeshme se çdo pije tjetër për gruan shtatzënë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti