Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Eko-të e shpeshta

Pershendetje! Deshta te dije se cfare rreziku ka nese vizitohem tek gjinekolog'ja dhe e shoh beben 3-here per nje muaj?

Suela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Ekografia është ekzaminim, që realizohet nëpërmjet ultratingujve. Ultratingujt nuk janë të dëmshëm për bebin. Gjatë një shtatzënie normale, rekomandohet realizimi i katër ekografive. Por, nëse mjeku gjinekolog e sheh të arsyeshme, atëherë mund të kryhen edhe ekzaminime të tjera ekografike suplementare.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti