Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra e kthyer mbrapsht!

Miredita e nderuar para disa dite kam qene te gjinekologu edhe me tha se mitren e kam me shpine te kthyme d.m.th mbrapsht. A paraqet kjo ndonje problem per mbetjen e shtatzanise, si kthehet kjo ne gjendje normale, cilat jane shkaqet qe duhet mu rujt per mbetjen e shtatzanise? Ju lutem me sqaroni kete pak?

Lina Lina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adisa,

Organizmat femëror paraqesin disa lloje pozicione të mitrës. Pozicioni më i zakonshëm është ante-versio-flexio (e kthyer nga përpara), tjetër pozicion është lateralish majtas ose djathtas (e anuan nga ana e majtë ose e djathtë) dhe një tjetër pozicion është retro-versio-flexio (e kthyer mbrapsht).

Këto pozicione konsiderohen si pozicione normale të mitrës. Ato nuk sjellin probleme për fillimin e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, kur mitra rritet në volum, kthehet në pozicionin normal.

Gjithë të mirat.

/komuniteti