Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, kam djalin 8 muajsh dhe e ushqej me gji. Cikli pas lindjes me eshte kthyer pas 6 muaj e gjysem te djalit. Ciklin e kam pa dhimbje gje qe para lindjes nuk ishte, mirepo me duket sikur humbas gjak te paster dhe ditet e fundit sekrecione ngjyre kafe. A jane normale keto konstatime?

Noel Hado (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Noel,

Nëse fëmijën e ushqen me gji, këto ndryshime në ciklin menstrual janë normale. Megjithatë të rekomandoj që si fillim të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm të traktit gjenital. Gjithashtu me ekzaminim ekografik, mjeku do qartësonte situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti