Koke dhimbje gjatë shtatzënisë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Hida,
Nuk të rekomandoj që të marrësh hapa në mënyrë të vazhdueshme për kokëdhimbje. Kokëdhimbja është pasojë e diçkafit, prandaj duhet të ndryshosh diçka në mënyrën e të jetuarit dhe të ushqyerit. Nëse nuk bën gjumë të rehatshëm, nëse je e ngarkuar psiqikisht etj, është normale që do të kesh kokëdhimbje. Në këtë rast nuk duhet të merren hapa, por duhet të ndikohet në faktorët të cilët e nxisin kokëdhimbjen.
Gjithë të mirat.


Miredita doktoreshe. Jam ne javen 32 te shtatzanise, qe 4 dite kam koke dhimbje, ketu ne Ch lejohen te pihen hapat Dafalgan... por une nga dy ne dite po i pi edhe tek ne mbremje me kalon dhimbja e kokes... pastaj nuk kam gjume te rehatshem gjithe naten. Jam e shqetesuar, si ta shmang dhimbjen e kokes dhe a eshte e demshme per beben qe pi kaq shume hapa? Ju faleminderit!