Rreth infeksionit kandida
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Dita
Infeksioni nga kandida albikans, shkaqet për shkaqe të shumta. Përpara se të fillosh trajtimin bëj një mykogramë, e cila do ta orjentojë mjekun tënd të rekomandojë të përdorësh antimykotikun më efikas për ty. Pas mbarimit të trajtimit, rekomandohet edhe një trajtim tjetër që quhet trajtimi parandalues, i cili nuk do të lejojë përsëritjen e infeksionit. Këtë trajtim duhet ta rekomandojë mjeku yt duke e përshkruar në recetë.
Gjithë të mirat.
Kloa 1
(14 vite më parë)
Dita nuk eshte asgje shqetesuese une jam shtatzene dhe e kam patur kete infeksion,kam perdorur mjekim si dhe jam shperlare me uje me sode buke,te gjitha keto me rekomandimin e mjekut. Te sugjeroj qe me pare te besh nje analize me mbjellje e cila sic te ka thene edhe doktoresha percakton mjekimin e duhur, dhe nqs ti me te fejuarin ke mardhenie duhet per ca kohe ti nderprisni qe te merrni mjekimin ne te njejten kohe te dy


Përshëndetje. Kam infeksionin e quajtur Candida vaginale qe një kohë të gjatë kam bërë kontrolla dhe kam marr terapi të ndryshme, mirëpo pa rezultate ajo prap shfaqet, më kanë thënë që është mirë të shpërlahem me ujë të përzier me sod të bukës e këtu qëndron pytja, se a a guxoj ta përdor apo jo? Unë jam e fejuar dhe kam frikë për të ardhmen kur dua të mbes shtatëzënë mos po kam problem. Ju falmnderit për mirëkuptim.