Rreth shtatzënisë
Mile Fetahu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mile
Disa nga ankesat, konsiderohen normale për moshën e shtatzënisë. Nëse dhimbjet në fund të barkut bëhen të padurueshme dhe shoqërohen me gjakderdhje, drejtohu te mjeku gjinekolog për të marrë trajtim të nevojshëm.
Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe gjatë shtatzënisë, dhe shpesh nuk janë shqetësim. Shkaku mund të jetë rritje e tensionit të gjakut e cila lidhet me pre-eklampsinë dhe eklampsinë dhe që zakonisht shfaqet pas javës së 12-të të shtatzënisë. Megjithatë duhet të kontaktosh mjekun dhe t’ja referosh dhimbjen e kokës se pse atij i jep mundësinë për të gjetur shkakun.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 5 te shtatzanise po kam dhimbje shpine tere kohen thuajse... e rrallehere tash qe 2-3 dite me dhemb barku, edhe kur kam dhimbje barku me dhemb me shume naten (barku-shpina), nuk kam gjakderdhje... as nuk me vjen me vjell, a paraqet kjo ndonje rrezik per beben? Ndonjehere kam marramendje jo shume te medhaja... dhimbje koke... lukthi po keto jane normale me duket... e pres pergjigjjen tuaj me shume respekt Miljaa.