Papa testi dhe strisho vaginale
Nita Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nita
Testi i Papa Nikolaut ose Pap-testi, është analizë që tregon ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës. Nëse nuk e ke kryer këtë ekzaminim, mund ta bësh edhe pse je shtatzënë. Ndërsa strisho vaginale dhe endocervikale me antibiogramë është ekzaminim, që vlerëson praninë e ndonjë infeksion të mundshëm në traktin gjenital, diagnostikimin e tij dhe orienton mjekun për medikamentet më të efekshëm në trajtimin e tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe dhe ju falenderoj shume per pergjigjet e juaja qe na qetesoni shume. Jam ne javen e 23 te shtarzanise dhe deri tash gjithcka mka shku mire ne kontrollen e fundit kerkova nga gjinekologu te me propozoj disa analiza ti bej ai mtha urines gjakut papa testin dhe strishon vaginale dhe endocervikale me antibiogram... Urines dhe gjakut do ti bej po per keta dy tjere nuk kam informat a duhura patjeter ti boj ne kete moshe te shtatzanise apo mundem edhe mbas shtatzanise? Mirembeteshit!