Rreth konceptimit me clomifen
Bona Shehu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Bona,
Klomifeni, është nxitës i ovulacionit. Përdorimi i klomifenit fillon me një tabletë në ditë, nga dita e dytë e ciklit menstrual. Rreth ditëve 14-16 të ciklit menstrual, vlerësohet ekografikisht madhësia e folikulit. Nëqoftëse ai nuk ka arritur madhësinë e duhur, në ciklin pasardhës doza e klomifenit bëhet 2 tableta në ditë, duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual. Ky rritëm, vazhdon deri në katër tableta. Duhet patur parasysh, që në çdo cikël menstrual duhet të bëhet vlerësimi ekografik i madhësisë së folikulit. Shtimin e dozës së klomifenit, e vendos mjeku gjinekolog.
Të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe, ka 2 muaj qe perdor clomifen diten e dyte te menstruacioneve por ende asgje ne lidhje me ndonje shtatzani. Pyetja ime eshte te vazhdoje prap me clomifenin apo te kontaktoj me gjinekologun tim? Faleminderit.