Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, ju falenderoj nga zemra qe me keni ndihmuar gjate tere shtatzenise me pergjigjet e juaja. Jam e shqetesuar sepse qe 2 muaj kam lindur me lindje normale, periodat i kam te rregullta vetem qe 12 dite pas ciklit te fundit kisha dhimbje barku vetem kur isha shtrire dhe te nesermen verejta qe kisha gjakderdhje por zgjati vetem nje dite jo dhimbje. A eshte kjo qe po pastrohem ende pas lindjes apo cka?

Renata Rena (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Renata,

Normalisht gjakrrjedhja zvogëlohet dukshëm në javën e dytë pas lindjes. Ngjyra fillimisht është roze dhe më pas ngjyrë kafe. Ky gjak (që quhet lohije) më pas bëhet gjithnjë e më i bardhë derisa përfundimisht zhduket. Kjo periudhë mund të zgjasë deri në 6 javë.

Nëse nuk je duke e ushqyer beben me gji, atëherë është e mundshme që të të kenë ardhur menstruacionet e para pas lindjes. Menstruacionet tek gratë që nuk ushqejnë beben me gji në 80 % të rasteve paraqiten deri në javën e dhjetë pas lindjes. Nëse je duke e ushqyer beben me gji, atëherë menstruacionet nuk do të duhej të të vinin pa kaluar pesë muaj pas lindjes.

Megjithatë do të ishte mirë, të kryesh një vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik për të vlerësuar organet riprodhuese dhe përjashtuar ndonjë anomali të formuar gjatë aktit të lindjes, apo infeksioni të mundshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti