Problemet gjatë shtatzënisë
Dafina Ismaili Mejzinolli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dafina
Të sygjeroj që të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të diagnostikuar shkaktarin dhe medikamentet e mundshme për rezultat trajtimi pozitiv. Nuk janë të rekomanduara shplarjet me kamomil apo me sodë buke, pasi në farmaci tregtohen shplarës për përdorim të jashtëm të kontrolluar dhe të certifikuar nga ana farmaceutike.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, si jeni dhe si po ja kaloni me punen ketu ne portal eshte nje dritare shume e mire e informacionit per ne shtatzenat dhe prinderit. Une jam Dafina, kam shtatzenine e pare, jam ne javen e 16 por kam nje problem qe desha te diskutoj me ju pasi qe doktori qe une po i bej kontrollat eshte mashkull dhe nuk po mund te bisedoj lirshem me te per cdo problem, une kam kruarje ne vete pasi qe po urinoj po shperlahem me kamomil por spo ka sukses, cfare me kishe rekomanduar qe te bej ndonje analize apo te perdore ndonje ilac dicka? Pres pergjigje nga ju e nderuar doktoreshe. Gjithe te mirat nga Dafina Ismaili Mejzinollli.