javë pas jave
Përshëndetje Arta,
Ngërçet gjatë shtatzënisë paraqiten në të tre tremujoret, gjegjësisht gjatë tërë shtatzënisë, gjë që është normale, nëse merret parasysh se në atë mënyrë trupi parapregatitet për foshnjen. Megjithatë, nuk janë të gjitha llojet e ngërçeve, paraqitje normale në shtatzëni. Nëse gjatë shtatzënisë, ndjeni dhembje vetëm në njerën anë të poshtme të barkut, menjëherë shkoni tek mjeku. Temperatura, tregon se diçka nuk shkon mirë në organizmin tënd.
Drejtohu menjëherë te mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të marë trajtimin e duhur. Të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë shtrirë, të evitosh punët e rënda, qëndrimet e gjata në këmbë dhe ecjet e gjata deri sa gjëndja të stabilizohet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Jam ne javen e 13 te shtatzanise dhe po kam dhimbje ne bark, ngerce ne bark dhe temperature, dua ta di perse dhe a eshte dicka e pa rregullt?