Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vizita e parë te gjinekologu

Pershendetje doktoreshe. Diten e pare te ciklit te fundit e kisha ne 3 gusht dhe sot eshte 11 shtator dhe sme ka ardhur cikli i rradhes. Bera dy teste shtatzanie dhe te dyja rezultuan pozitive. Para dy javesh bera nje eko dhe doktori tha nuk shof shtatzani por mund te jete shume shpejt dhe ndoshta kjo eshte arsyeja qe nuk duket ne eko. Kur eshte koha e duhur per te bere ekon dhe per ta konfirmuar dhe gjinekologu shtatzanine? Mua me kane filluar te gjitha shenjat e shtatzanise gati 1 jave e gjysem para dates qe duhej tme vinte cikli. Ju faleminderit.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Nëse kanë kaluar 10-të ditë, nga dita kur ke bërë ekzaminimin ekografik, përsërite atë. Shpresoj që mjeku kërë rradhë të konstatoj dhomën gestacionale dhe të të uroj për shtatzëninë e filluar.

Fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti