Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndodh ovulimi çdo muaj?

Deshta me pyet kam provu testin e ovulimit per 5 dite rradhazi po asnjehere nuk me jane ndez dy vijat, a ndodh ovulacioni cdo muaj apo mund qe te mos kete femra ovulacion cdo muaj?

Arbena Borovci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbena

Në mënyrë të rregullt natyrore, ovulacioni ndodh çdo muaj. Nëse nuk ndodh, mos u bazo vetëm tek testi i ovulacionit, por bëj një ekografi ditën e 14-16 të ciklit menstrual për të vlerësuar maturimin (madhësinë) e folikulit. Nëse madhësia e folikulit nuk arrin përmasat normale për fekondim, mjeku do të të përshkruaj në recetë trajtim medikamentoz i cili ndihmon që folikuli të rriten në madhësinë e kërkuar.

Të uroj fat dhe shtatzëni të shpejtë.

/komuniteti