Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa për shtatzëni

Pershendetje doktoresha, kam 1 vit martese dhe ne fillim te saj rreth 7 muaj kam tentuar per shtatzani ne menyre sporadike pa respektuar kohen e evolucionit apo jo pasi nuk kam patur informacion ne lidhje me kete, qe nga fundi i majit dhe deri tani marr acid folik dhe kam tentuar per shtatzani ne ditet e evolucionit edhe pse nuk e kam respektuar cdo here cdo dy dite, shtatzania deri tani nuk ka ndodhur? kam bere nje eko te thjeshte dhe doktoresha me ka thene qe do gje eshte ne rregull, dimensionet e mitres, vezoret etj. A duhet te filloj te shqetesohem pse shtatzania nuk po ndodh? menstruacionet i kam zakonisht date me date qe i bie cikel 32 ditesh, por ka raste qe me vijne edhe 4 dite para 29 dit, ky ndryshim me ka ndodhur qe kur tentoj per shtatzani? ju falenderoj paraprakisht.

Orjeta Eta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Orieta,

Jo të gjitha çiftet që kërkojnë shtatzëni, mund ta gjejnë atë menjëherë. Të rekomandoj që mjekut që i ke besuar shëndetin riprodhues, ti kërkosh të zbatoj kërkesat që u këshillohen femrat përpara tentativës për shtatzëni.

Për të mësuar mbi, lexo artikullin e linkut të poshtëshënuar;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj fat.

/komuniteti