Si mund ta kuptoj që bebi është mirë në barkun tim?
Suela
(14 vite më parë)
Përshëndetje,
Shtatzëna mund ta kuptojë me shumë mënyra ecurinë e shtatzënisë së saj, por është e këshillueshme që vizitat te mjeku obstetër-gjinekolog të bëhen në mënyrë periodike. Edhe mundet që për arsye të veçanta, mjeku të rekomandoj që të bëhen edhe vizita jashtë rradhës nëse ai konstaton ecuri jo normale.
Gjatë vizitave periodike, mjeku vlerëson ecurinë e shtatzënisë dhe rekomandon edhe trajtime nëse diçka nuk shkon ashtu siç duhet, gjë të cilat asnjë shtatzënë nuk ka mundësi ti vlerësoj ashtu siç i vlerëson mjeku obstetër-gjinekolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, deshta te dije se si mund te sigurohem se bebin e kam mire edhe pa bere kontroll tek gjinekologia? a ka ndonje shenje te caktuar qe me jep shenje se bebi eshte gjalle ne barkun tim?! Flm per mirekuptim!