Marrëdhëniet gjatë ovulimit dhe gjinia
Mire Thaqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mire,
Unë nuk di se ka ndonjë metodë apo formulë, për të lindur djalë. Ky informacion, mungon plotësisht në literaturën mjeksore botërore. Më vjen keq që nuk të ndihmoj dot.
Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Kam nje pyetje rreth ovulimit nuk e di sa eshte e vertete, kam degju qe te kesh marredhenje ne diten kur te ndodh ovulimi jane shansat me te medha per te lind djal d.m.th. se djemte jane me te shpejte. Ma shpjegoni kete si djemte me te shpejte e vajzat me te ngadalshme dhe fara e vajzave jeton ma shume si e djemve. Ju faleminderit shume.