Kur duhet të bëj kontrollën e rradhës?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Arta,
Për shtatzënitë normale, rekomandohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo muaj deri në muajin e shtatë. Në muajin e tetë, kontrollet mjeksore shtohen dhe bëhen çdo dy javë dhe në muajin e nëntë, këshillohet që kontrollet mjeksore të kryhen çdo javë. Në rast të problemeve të paparashikuara shëndetsore si të nënës ashtu edhe të embrionit/fetusit, numri i kontrolleve edhe mund të shpeshtohet.
Gjinia e fetusit bëhet i dallueshëm rreth javës së 6-të. Problemi qëndron në pozicionin që merr fetusi për t’u vëzhguar dhe vlerësuar nga mjeku. Gjithmonë kjo varet edhe nga pozicioni që mer bebi. Saktësia e vlerësimit të gjinisë, rritet rreth javës së 22-të e më tutje të shtatzënisë.
Gjithë të mirat.


Jam shtatzene ne javen e 12, dje pata kontrollen ne ultraze cdo gje ishte ne rregull por gjinekologu nuk me tha se kur duhet te bej kontrollen e rradhes e as kur do mund te kuptoj gjinine e foshnjes a mund te me keshilloni se kur duhet ta bej kontrollen e rradhes dhe kur mund ta di gjinine e foshnjes?