Sekrecionet pas lindjes
Fabiola Skreli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fabiona
Nuk është normale që akoma të vazhdosh të kesh sekrecione hemoragjike. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe pas kësaj bëj edhe një vizitë gjinekologjike, që mjeku gjinekolog të vlerësojë gjëndjen e qafës së mitrës dhe të japë rekomandimet e nevojshme qoftë edhe me medikamente mjeksore.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Uroj te keni kaluar nje behar te kendshem. Une kam lindur ne 28 qershor femijen tim te pare. Sekrecionet me mbajten 40 dite me pas me iken 4 dite dhe me erdhen prape me ngjyre kafe por jo me shumice. Kjo gje me ka ndodh shpesh dhe tani qe po ju shkruaj kam te tilla sekrecione. Theksoj qe jam gjidhenese. Here pas here kam dhe disa thika te forta ne fund te barkut dhe ndonjehere me forcohet shume fundi i barkut. Lindjen e kam pat natyrale. Pres pergjigjen tuaj me ankth!