Rreth inseminimit
Delisia Delis
(14 vite më parë)
Përshëndetje Delisia,
Në Shqipëri ka klinika të specializuara ku kryhet inseminimi artificial. Fëmija i konceptuar në këtë mënyrë nuk as më të voglin ndryshim nga një fëmijë i konceptuar me rrugë natyrale.
Megjithatë, sipas një koncepti bashkëkohor, një çift mund të quhet steril (i pa aftë për të lindur fëmijë) dhe mund t’ju drejtohet metodave artificiale të fëkondimit vetëm pas tre vitesh raporte të rregullta seksuale të pa sukseshme dhe kur konkludohet se është vlerësuar plotësisht shëndetin riprodhues si dhe janë përdorur të gjitha trajtimet e mundshme.
Të uroj fat.
Dr Moza pershendetje! Une kam rreth 2 vite e ca qe tentoj per shtatezani, por deri tani asgje. Doja te keshillohesha me ju per inseminimin, aplikohet shpesh ketu ne Shqiperi dhe nese femija zhillohet normalisht dhe eshte krejt normal si femijet me krijim natyral? Ne menduam ta provojme pasi nuk jam aspak e qete dhe presioni i te tjereve po me lodh akoma me shume. Analizat i kemi ne rregull qe te dy por me kete munduam qe kjo gje do ishte me e shpejte. Faleminderit.