Gjinjtë pas lindjes
Anisa Gjapi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
Grumbullimi i qumështit është shkaku i fryrjes së gjoksit dhe prania e grumbullimeve të tij jep ndjesinë e prekjes së kokrrave. Me largimin e qumështit, kokrrat “thasët” me qumësht zbrazen dhe gjiri rikthehet në gjëndjen e mëparshme.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe, te shkruajta disa jave me pare ne lidhje me gjinjte pas lindjes. E ushqej beben me qumesht gjiri dhe ne prekje has disa si kokrra ne te dy. Ai gjoks qe ka me shume qumesht ka edhe me shume si kokrriza apo kokrra, ku nje ose 2 jane me te zhvilluara. Ju me thate se jane kanalet ne te cilat kalon qumeshti e mos shqetesohem. Nje pyetje tjeter e nderuar... me ikjen e qumeshtit kthehet dhe gjoksi ne gjendjen e meparshme, dmth pa keto kokrrizat? Jeni shume e mire.