A është normale bebi të gjuaj fort edhe të lëviz në javën e 38?
Deni Den
(14 vite më parë)
Përshëndetje Eni
Lëvizjet e bebit ulen në mënyrë progresive 10-të javët e fundit të shtatzënisë. Lëvizjet janë rreth 90-të çdo 12-të orë deri në javën e 30-32, për të zbritur në rreth 40-të në javën e 40-41 të shtatzënisë. Pas javës së 30-të, prania e më pak se 10-të lëvizjeve çdo 12-të orë duhet ta drejtojë gruan urgjentisht te mjeku obstetër-gjinekolog. Por edhe goditjet e forta si ti i përshkruan, më bën të të këshilloj që të kontaktosh sa më shpejt mjekun, për të konstatuar se përse ndodh kështu.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje Dr.! Jam 37 j + 4 dite shtatzene dhe bebi po me godet fuqishem..a eshte normale sepse me kane thene qe kur behet kaq javshe sa jam une femija ska hapsire te levize..po ky fakt a tregon qe une jam akoma shume heret per lindje?dhe duhet te them qe me teper ka keto levizje apo goditje kur une jam ne pozicionin shtrire ne krahun e majte?Jam e shqetesuar mos ka ndonje dhembje femija ose ndonje shqetesim tjeter..falemnderit shume Dr. mbaresi ne punen tuaj! Perzemerisht Eni!