Cikli i parë menstrual
Valdete Fazliu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valdete
Rreth moshës 12-14 vjeçare vijnë menstruacionet e para, por, ndodh që ato vijnë edhe më shpejt apo edhe më vonë se kjo periudhë. Shkaqet dhe faktorët janë të ndryshëm por, thelbësore është faktori hormonal.
Mos ardhjen e menstruacioneve në këtë moshë që përshkruan, më bën të rekomandoj të bësh një kontroll dhe vizitë gjinëkologjike te mjeku, i cili do të orientojë të bësh analiza dhe ekzaminime specifike për të vlerësuar shkakun e mos ardhjes së menstruacioneve.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam nje 17 vjecare qe posa kam filluar te zhvillohem por menstruacionet nuk me kane ardhur ende, andaj ju pyes nese eshte dicka serioze? Ju lus per pergjigjje, faleminderit per mirekuptim.