Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A dallohen shenjat e shtatzënisë qysh ditën e nesërme pasi konceptoj?

Doktoreshe, nese une provoje prape per femije a ka mundesi qe menjehere neser te dalloje shenja shtatzenie? Jam zgjuar nga gjumi me dhimbje te lukthit (stomakut) edhe teper e lodhur tere diten nuk kam pire?! Asnje ilac thosha mos jam mbet menjehere e po bej ndonje dem, cka me lejohet te pi ne shtatzani nese kam mbet? Edhe pse kam lexuar qe nuk ka mundesi menjehere me i dallu shenjat qysh diten e neserme?

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eliza

Shenjat e shtatzënisë nuk mund të ndihet dhe dallohen menjëherë pas konceptimit, por nëse ke kryer marrëdhënie seksuale të pa mbrojtura dhe me mendimin për të filluar shtatzëni, atëherë nuk duhet të përdorësh medikamente pa u konsultuar me mjekun dhe paraprakisht t’ja keshë sqaruar atij se edhe mundet të jesh shtatzënë.

Afro 15-të ditë përpara shtatzënisë dhe deri në fund të javës së 12-të të saj, është e rekomanduar që antibiotikët të mos përdoren pasi ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti