Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lëvizjes së bebit

Pershendetje doktoreshe! Deshta te pyes per nje gje qe po me shqeteson, une jam ne javen e 17-18 dhe para nje jave kam filluar ta ndjej bebin mirepo shume pak dihet, sikur te kem nje flutur ne bark, mirepo sot tere diten nuk e kam ndjere fare, a eshte per tu brengosur duke marre parasysh se jam ende ne fillim te shtatzanise? Une nuk jam rehat... shpresoj per nje pergjigje konkrete dhe me te zgjeruar, se kur dhe sa duhet te mos leviz bebi qe te brengosemi? Ju faleminderit shpresoj te mos ju lodh... gjithe te mirat!

Suela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Në shtatzëninë e parë, përgjithësisht shtatzënat i ndjejnë lëvizjet e fetusit pas javës së 22-të të shtatzënisë. Por ka edhe raste, që lëvizjet e bebit të ndihen edhe përpara javës së 22-të, e sigurisht ato janë më të lehta dhe të rradha. Mendoj që kalimin e javëve, lëvizjet e fetusit do të jenë më të shprehura. Megjithëatë, për të hequr merrakun bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen fetale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti