Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi dhe shenjat e shtatzënisë

Pershendetje dr i nderuar, mbas sa dite mund te behet testi i shtatzanise i sakte, une sot e kam pas kohen te vijne dhe nuk me erdhen, mbas sa kohe ta beje testin? Une para dy dite e bera me doli negativ dhe cilat jane shenjat e shtatzanise?

Lule E Bukur (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Qendresa,

Nëse i ke menstruacionet e rregullta, atëherë bëj testin pas dy dite nga vonesa e ciklit menstrual. Nëse nuk i ke të rregullta, bëj një beta hcg, për ta konfirmuar praninë e shtatzënisë.

Këto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatëzanisë. Çdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skanë shenja fare në muajin e parë.

1. Mungesa e periodave në muajin e parë. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.

2. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.

3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.

4. Ndjenja e përzierjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.

5. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.

Të uroj çdo të mirë.

Dorina needs Heavenly Drops (14 vite më parë)
Pershendetje doktor doja me te vertet ndihmen tuaj, me date 3 duhet te me vishin periodat kam nje jave qe pres te me vijne bera testin sot dhe doli negativ, por kam dhe disa shqetesime si perzjerje gjithe diten, lodhje madje super e lodhur do te doja te me thonit ka mundesi te jem shtatzene apo jo?
Xhejdi (14 vite më parë)
Ju falenderoj jeni te mrekullueshem.
xhejdi (14 vite më parë)
Pershendetje zoti doktor doja tme ndihmonit ju lutem une kam 1 vit qe po tentoj te mbetem shtatzane po pa rezultat. Mendova qe zoti me pa dhe mua duke me dhuruar nje femije sepse me date 13 une kam ciklin dhe mu vonuan sot ne mengjes bera nje test po me doli negativ... ka mundesi qe testet te gabojne? ju lutem nje pgj sa me shpejte jammmm shummme ne ankth!

/komuniteti