Qetësuesit në shtatzëni
Nita Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Nita,
Asnjë hap qetësues nuk është klasifikuar si medikament i Klasit A - ato të cilat në testet e kontrolluara me njerëz janë treguar si të padëmshme për foshnjën e palindur. Prandaj hapat qetësues nuk janë zgjedhje e mirë në kohën kur jeni shtatzënë. Mundohuni të mendoni për gjëra të bukura, dhe jo të mërziteni dhe stresoheni.
Stresi gjatë shtatzënisë është i dëmshëm. Fëmija e përjeton gjendjen e nënës dhe e shpreh këtë me lëvizje të shpeshtë. Prandaj rekomandohet që gruaja shtatzënë të qëndrojë sa më qetë dhe larg streseve.
Bën mirë të merresh me bebin tënd, duke i kënduar këngë të bukura dhe duke e përkëdhelur mbi bark. Ta dish që ai të dëgjon dhe do ta ndjejë vetën më të sigurtë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 23+4 te shtatzanise e mas disa jave po me bjen me udhetu larg familjes po merzitna shume a mundem te pi ndonje qetesues nese jo kjo merzia ime a ndikon te bebi? Cdo te mire.