Gjakderdhje mbas lehonisë
Dije *
(14 vite më parë)
Përshëndetje Dije
Gjakrrjedhja gjatë apo pas marrëdhënieve seksuale, nuk është normale. Nëse kaviteti uterin është i pastër, bëj një Pap-test për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni vaginal.
Uroj të shërohesh sa më shpejt.
Pershendetje dr. une kam lindur ce 3 muaj dhe kam problem me gjakderdhjen. Kam bere nje kontrolle gjinekologjike mbas 6 javesh dhe me tha qe cdo gje ok por une e shoh se dicka nuk hecen ne mua. 2 muaj mbas lindjes kam pasur gjakderdhje me ngjyre te celet te kuqe por kisha nga 3 dite pauze ndonjehere 1 jave. Ok ndoshta jam pastruar por tash kam perseri problem. Mbas marredhenjeve gjithnje pikoj si uje por me ngjyre te kuqe pastaj vazhdimisht gjakderdhje jo shume vec perlyhem nga pak por ngjyre te kuqe. Me thoni doktoreshe cka mund te jete? A eshte shqetesuese kjo dhe cka me udhezoni? ju lutem me jepni nje pergjigje sepse sdi cka te nderrmare pasi gjate kontrolles me thane mire mirepo e shoh vet qe dicka nuk shkon. Ju lutem per nje pergjigje te qarte, ju falemnderit shume.