Kandida dhe trajtimi i saj
Ina Ina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Në protokollet bashkëkohore për trajtimin e kadidozës vulvovaginale të përsëritur, është parandalues që kosiston në marjen e një antimykotiku çdo muaj për tre ditë, zakonisht para menstruacioneve. Ky trajtim duhet të vazhdojë për 6 muaj rresht.
Shpresoj që pas këtij trajtimi, ankesa tënde nuk do të ekzistoj më.
Të uroj shërim të shpejtë.
Doktoreshe pershendetje. Une kam kandida, kam shkuar te mjeku dhe kam marr mjekimin perkates dhe jam bere mire por mbas nje muaji me filloi prap kam marr antimykotik edhe vet jam normalizuar por mbas disa kohesh perseri me rishfaqet. Nga se mund te krijohet? Normalisht edhe partneri ka marr mjekim. Mbas mjekimit qe merret, cfare do te thote trajtim parandalues? Vazhdohet prap me antimykotik? E kam te veshtire te shkoj te gjinekologu sa here me rishfaqet kandida se kam shkuar shume ne mjeke te ndryshem dhe e njejta gje me ka dal tek te gjithe, e pothuajse i njejti antimykotik. Me falni se e zgjata pak shume por eshte nje problem qe me shqeteson shpesh.