Imunoglobina rh!
Mei Mara
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mei
Sipas protokollit në klinikën ku unë punoj, imunoglobulina anti-D, te shtatzënat me rhezus negativ të pa imunizuar, rekomandohet të aplikohet në javën e 28-të të shtatzënisë. Pas lindjes, nëse fëmija është rhezus pozitiv, atëherë ripërsëritet inksioni brënda 72 orëve të para të pas lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Une jam shtatzene ne javen e 28, kjo eshte shtatzania ime e dyte pas nje aborti qe kam pasur para 2 vitesh ne javen e 7. Jam rhesus negativ, por ne javen e 17 kam bere aminocentezen dhe bera dhe vaksinen rogam. Pyetja ime eshte nese duhet te bej perseri vaksinen rogam tani ne kete jave, apo ta bej ne javen e 36? Ne pritje te pergjigjes tuaj. Faleminderit.