Nuk kam patur gjakderdhje gjatë aktit të parë seksual!
Luena Haliti
(14 vite më parë)
Përshëndetje Luena,
Himeni, është i formave dhe cilësive të ndryshme. Ka vajzave me himen shumë elastik, i cili mund të hapet kur penetron penisi pa dhënë gjakosje ashtu siç ka edhe himen që çahet dhe gjakoset edhe jo për shkak të penetrimit vaginal.
Me këtë dua të them se; çdo femër ka individualitet e vet në ndërtimin dhe sjelljen e himenit gjatë aktit seksual. Tek shumë femra, ndodh që humbja e virgjërisë të bëhet edhe pa gjakrrjedhje. Por kjo nuk do të thotë, se ajo ishte e çvirgjëruar më parë se akti seksual.
Çarja e himenit varet nga ndërtimi anatomik i tij dhe janë fenomene tepër individuale tek çdo femër.
Gjithë të mirat.
Pershendetje jam 22 vjecare, para 2 viteve kam pasur marredhenje per here te pare me te dashurin por me ka ndodh me e keqja qe mund ti ndodh nje femre nuk kam pasur gjakderdhje ende jam me te dashurin bash por nuk e di deri me sot si ta bindi vertet se nuk kam pasur marredhenje me askend asnjehere. Kisha pas deshire te di a ka mundesi mjeksore me ja tregu shkakun? ju faleminderit!