Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E brengosur për ciklin!

Doktoreshe e nderuar uroj te jeni mire! Jam pak e brengosur per ciklin. Para nje muaji e gjysme bera nje vizite, gjinekologu me udhezoi te bej nje pap test i cili rezultoi ne shkalle te dyte, dhe nje strisho vaginale qe rezultoi me izolimin e stafilococus aureus. Mora pastaj terapi cipronetron 7 dite, dhe itamelagyn 10 dite. Cikli me erdhi me rregull me date 5 te muajit te kaluar, ndersa kete muaj me eshte vonuar qe 10 dite. Kam here pas here dhimbje te ngjashme me ato para menstruacioneve dhe ndjehem shume e lodhur here pas here. Jam 26 vjeqare, kam lindur qe 10 muaj, dhe ciklin e kam pas me rregull. Nuk perdore kontraceptiv dhe ka dy muaj skam pasur marredhenie sepse shokun e kam jashte vendit. Cfare me sugjeroni te bej? Falemnderit paraprakisht!

Jehona Sallahu (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jehona

Për ankesën, të rekomandoj të bësh ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e kavitetit uterin dhe të vezoreve. Është mjeku gjinekolog i cili do të kryej vizitën gjinekologjike, ai që do të vëndosë për trajtim nëse është e nevojshme.

Infeksioni që ke kaluan, nuk influencon në çrregullimet e ciklit menstrual.

/komuniteti