Shenjat e shtatzënisë
Lea Ida
(14 vite më parë)
Përshëndetje Arta,
Simptomet që përshkruan edhe mund të jenë shenja të fillimit të një shtatzënie. Unë të rekomandoj të presësh edhe 2-3 ditë, dhe nëse nuk ke cikël menstrual atëherë bëj një test shtatzënie. Testet zakonisht bëhen pozitive pas dy ditë vonese.
Të uroj çdo të mirë.
Doktoresha Moza shpresoj te jesh mire. Une ciklin e fundit e kam pasur me 19 gusht dhe tash po i verej disa shenja me ndryshe, kohe pas kohe me vie te vjell, gjoksi me eshte fryre dhe kam plogeshti temperature dhe mbushem fryme kur heci ose bej ndonje pune, barku me eshte fryre. E kam kete para ciklit pasi qe tentoj te mbes shtatzene qe dy muaj apo ndoshta jane shenja te shtatzenise... cfare me preferoni te bej? Shpresoj qe nuk ju kemi lodhur me pyetje te shpeshta.. Ju deshiroj nje vikend te kendshem!