Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rregullimi i dhëmbëve në shtatzëni

Pershendetje! Doktoreshe, ju lutem a mund te me tregoni se a eshte i lejuar rregullimi i dhembeve gjate shtatzanise dhe deri ne cilen jave eshte i lejuar? Po nese me thote stomatologu se duhet te me jap anestezionin, te pranoj? Une jam ne javen e 7-te. Pune te mbare, Ana.

Ana Z (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana,

Gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi. Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzëni normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Pas tremujorit të parë lejohet heqja e dhëmbëve, perveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.

Gjithë të mirat.

Ana Z (14 vite më parë)
Doktoreshe te falemnderoj shume per pergjigjjen tuaj. Pune te mbare dhe shendet !

/komuniteti