Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë ilaçi duhet të përdorë për të mjekuar qepjen në vaginë?

Pershendetje Dr Mimoza. Kam lindur 3 dite me pare, dhe ajo qe doja te dija eshte se cfare ilaci duhet te perdor per te mjekuar qepjen ne vagine, pervec jodios qe me rekomanduan ne spital. Kur po shplahesha nga poshte, gje qe e kam bere me uje te ftohte pasi ndjehesha sikur me lehtesonte, vura re qe qepja me ishte fryre pak. Mos me eshte infektuar plaga? Te falenderoj.

Enkelejda Gjuzi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enkelejda

Për të kaluar situatën që përshkruan, bëj shplarje sa më të shpeshtë me sulucion betadinë, ndrohu shpesh dhe qëndro sa më thatë të jetë e mundur. Nëse mendon që plaga mund të jetë infektuar, të rekomandoj të drejtohesh tek mjkeu obstetër-gjinekolog që asistoj në lindje.

Gjithë të mirat.

/komuniteti