Shenja kafe në fytyrë që nga shtatzënia
Mire Thaqi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mire,
Mos u brengos, ky nuk është pigmentim i lëkurës kohëgjatë. Kur qetësohen hormonet pas lindjes, të cilat sekretohen gjatë shtatzënisë, lëkurës përsëri do ti kthehet normaliteti. Mund ti bëni disa gjëra në mënyrë që të mos e përkeqsoni gjendjen e melazmës: mos dilni në diell! Rrezet e diellit bëjnë prodhimin e melaninës. Nëse ju duhet, bleni ndonjë grim të përshtatshëm në mënyrë që ti mbuloni njollat e errëta. Përdorni krema me acide alfa-hidrokfile të cilat largojnë qelizat e vdekura nga lëkura.
Nëse ndryshimi i ngjyrës së lëkurës mbet edhe për disa muaj pas lindjes, vizitoni dermatologun apo kirurgun kozmetik.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje rreth fytyres, ne shtatzani me kane dale disa shenja te kafta (lisha) dhe pika te kafta dhe tash ka 9 muaj qe me ka lindur vajza dhe sme jan hequr, cfare duhet bere? me kane thane sa e ke femijen ne gji nuk te hiqen. Faleminderi shummme, ju lutem ma shpjegoni.