Shqetësimi im rreth jashtëqitjes së vajzës
Lila .
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lila
Të rekomandoj ti bësh një kulturë të feçeve të fëmijës dhe rezultatin e analizës t’ja tregosh mjekut pediatër. Nuk ka vend për tu alarmuar, dyshoj në infeksion dhe me trajtimin që do të japë mjeku, fëmija do të shërohet dhe nuk do të dalë shpesh në banjo e as nuk do të ketë erë të keqë jashtëqitja e saj.
Mos neglizho në bërjen e analizës së jashtëqitjes së fëmijës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, e di qe pyetja ime ska te bej me gjinekologji por ndoshta keni njohuri dhe do me pergjigjeni ne pyetjen time se jam shume e shqetesuar, kam bere pyetje tek pediatri dhe smu ka pergjigj kam femijen 2 vjeq tash i ka bere por shqetesohem qe del 4 here ne dite nevojen e madhe por ma e keqja eshte qe e ka nje ere nevoja shuume te rende beso qe kurre ate ere se kom ndi e lash hajt qe vjen tju largu por jo ajo vazhdon keshtu qka me preferoni te bej qka ti jap qe tja largoj kete ere dhe me duket shume 4 here ne dite qe ben nevojen e madhe sepse as ushqimin se han shume. Ju lutem me udhezoni qka te bej femijen nuk e kam ne gji por as qumeshtin sma pi, ju falenderoj nga zemra dhe shpresoj te mundoheni te ma sqaroni pak kete shqetesimin tim, pune te mbare, Lila.