Rreth ciklit dhe dhimbjes së barkut pas lindjes
Suela Berisha
(14 vite më parë)
Përshëndetje Suela,
Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjëndjen e kavitetit uterin dhe pas kësaj bëj edhe një vizitë gjinekologjike, që mjeku gjinekolog të vlerësojë gjëndjen e qafës së mitrës dhe të japë rekomandimet e nevojshme qoftë edhe me medikamente mjeksore.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam shtate muaj qe kam lindur me operacion dhe ende nuk me kane ardhur menstruacionet por kam dhimbje te barkut nganjehere, kam sekret te kafte cfare me keshilloni? Bebin e ushqej edhe me gji. Faliminderit per mirekuptim te uroj gjithe te mirat ne jete.