Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth çrregullimit të menstruacioneve

Pershendetje kam disa crregullime te menstruacioneve me 10 korrik kam pas cikel por menstruacionet i kam pru me orgometril pasi me erdhen menstruacionet fillova te perdori barna per rregullim po vetem 11 dite i perdora dhe me erdhen menstruacionet po vetem nje dite pastaj i nderpreva barnat nuk i pina me ngjyre te kafte tash prej asaj kohe jam duke prit menstruacione por ende nuk kam prej 10 korrikut po gjate kesaj kohe nuk jam mbrojte fare per shtatzani bera para 1 jave nje test me doli negativ po gjinjet me jane fryre dhe kam dhembje edhe kam disa te perziera edhe me vjen si neveri ne mbremje ne mengjes nuk kam kohe te caktuar a duhet te pres ende mos ka ndodhur shtatzani apo jo? Ju lutem per nje keshille nje here, ju faliminderit shume per ndihmen qe po ofroni shume, ju pershendes shume.

Elvane Kamberi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvana

Bëj një beta HCG, për të konfirmuar ose jo shtatzëninë. Nëse shtatzënia është e pranishme, mjeku do të japë këshilla mbi mbarëvajtjen e saj. Nëse ajo është e munguar, ai do të japë trajtimin e nevojshëm të cilin ti duhet ta vazhdosh sipas udhëzimeve të mjekut, deri në fund të sasisë së rekomanduar dhe jo ta ndërpresësh atë pa këshillën e tij.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti