Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion urinar

Prsh e nderuar. Motra ime eshte diagnostikuar me e.coli dhe ne baze te eurokultures ishe 10 mln pra e larte. Mjeku i dha baktrin si dhe chloraphenicol ne mos gaboj per nje infeksion qe doli tek strishot vaginale dhe me e rendesishmja tha se ishte dhe lavazhi me kamomilin industrial. Doja mendimin tuaj. A eshte kjo nje kure e sakte? Jam e shqetesuar pasi ajo eshte vec 20 vjec. A eshte dicka e rende?

Elidona Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elidona,

Esheria koli është një nga infeksionet e shpeshtë të grave. Bakteri ndodhet normalisht në zorrët e njeriut e në kushtet e higjenës në munguar, trasmetohet në vaginë edhe në uretër duke dhënë vaginitet dhe infeksionet urinare. Trajtimi bëhet në bazë të antibiogramës dhe besoj se mjeku është bazuar në këto analiza, për trajtimin medikamentoz të dhënë.

I uroj shërim të shpejtë motrës.

/komuniteti