Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i menstruacioneve

Jam 21 vjece dhe menstruacionet me kane ardhur ne moshen 12 vjec. As 1 muaj nuk kam pasur te njejten date, cdo muaj kam data te ndryshme. A mund te me tregoni cfare mund te jete? Te falenderoj nga zemra.

(14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Mimoza,

Çrregullimi i ciklit menstrual ndodh edhe tek vajzat, si rezultat i prishjes së nivelit hormonal në gjak. Duhet të bësh ekzmaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe më pas mjeku do kërkojë disa ekzaminime hormonale, për të gjetur shkakun e e këtij çrregullimi.

Mos neglizho të kontaktosh mjekun.

Gjithë të mirat.

(14 vite më parë)
A mund te me tregosh a duhet te bej analizat e gjakut, apo ndonje analize tjeter? Te falenderoj

/komuniteti