Kur hyj në muajin e 9?
Mimoza Blakqori
(14 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza,
Shtatzënia fillon në ditën e konceptimit, por kjo ditë nuk është e saktë dhe femrat apo mjekët vetëm sa do ngatëronin njëri tjetrin. Për të patur një rregullshëri të përgjithshme në ndjekjen e shtatzënive, mjekët e kanë mbështetur punën e tyre në llogaritjen e javëve të shtatzënisë, duke filluar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Kjo ditë mbahet mënd shumë mirë, nga pothuajse të gjitha femrat.
Një lindje konsiderohet normale nëse ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë, pra lindja quhet me kohë prej javës së 37 deri në javën 42.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, deshta te bej nje pyetje, une me 8 shkurt kam perfunduar menstruacionet e desha ta di se cila eshte data e sigurt qe hy ne muajn e 9, para 2 ditesh isha ne kontrolle dhe mjeku me the se je ne javen e 32 qe i bie perfundimi i muajt te 8. Termini i fundit e kam me 10 nentor. E desha nje sqarim ketu flm per mirekuptim pres pergjigjjen.