Rreth mitrës
Adela Leda
(14 vite më parë)
Përshëndetje Adelina,
Organizmat femëror paraqesin disa lloje pozicione të mitrës. Pozicioni më i zakonshëm është ante-versio-flexio (e kthyer nga përpara), tjetër pozicion është lateralisht majtas ose djathtas (e anuan nga ana e majtë ose e djathtë siç është rasti yt) dhe një tjetër pozicion është retro-versio-flexio (e kthyer mbrapsht).
Këto pozicione konsiderohen si pozicione normale të mitrës. Ato nuk sjellin probleme për fillimin e shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë, kur mitra rritet në volum, kthehet në pozicionin normal.
Gjithë të mirat.
Pershendetje isha ne vizite te gjinekologu dhe mitren e kom pak te kthyer anash, a mund te mbes shtatzene a paraqet ndonje problem? ju faliminderit shume.